Politike

Tragjedia në Himarë, Rama: Autori të marrë dënimin maksimal. Fatkeqësia të mos përdoret politikisht

Kryeministri Edi Rama kërkon nga drejtuesit e Policisë së Shtetit që të nxjerrin mësime dhe para përgjegjësisë efektivët e Policisë së Himarës në lidhje ngjarjen e rëndë ku një fëmijë humbi jetën në Himari pasi u godit nga skafi, që drejtohej nga një komisar policie.

“Tragjedia e familjes së të miturës në Himarë është rrëqethëse dhe s’ka fjalë ngushëlluese për dhimbjen. Uroj që fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit të nxjerrin mësimet e duhura e t’u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse!”, deklaron Rama.

Rama akuzoi se ngjarja po përdoret politikisht nga media dhe politika.

“Nuk mungoi as në këtë rast kafshëria politiko-mediatike e atyre që urojnë e presin veç fatkeqësi, për të ushqyer zjarrin e luftës së tyre politike të paudhë dhe të pashpresë!”, thotë ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë