Trajneri Konte mund të bëjë tashmë apelin virtual për të tijtë. Lojtarët e huaj të Interit janë kthyer tashmë në Itali, me përjashtim të mbrojtësit Diego Godin, i cili do të jetë në Milano deri të hënën. Ai është i vetmi që ka bërë një udhëtim transoqeanik për të qenë pranë familjes.
Të gjithë të huajt e tjerë ndodhen në qytet, që nga e Eriksen, Jang dhe Moses që ishin të parët, për të vazhduar me Lukakun, kapitenin Handanoviç dhe kroatin Brozoviç. Në këtë mënyrë, të gjithë kanë zbatuar udhëzimet e trajnerit Antonio Konte. Ata e kishin të qartë që në momentin e nisjes së duhej të ktheheshin pas periudhës dyjavore të karantinës së detyrueshme. Kështu ka ndodhur dhe tashmë të gjithë do të qëndrojnë të izoluar, në pritje të vendimit për hapjen e qendrës stërvitore.

Gjatë kësaj periudhe të gjithë do të vazhdojnë të punojnë sipas programit të trajnerit Konte, 2 orë aktivitet fizik në ditë. Tani e në vazhdim lojtarët e huaj do të “kontrollohen” nga klubi edhe sa i takon ushqimit. Ndërkohë, trajneri Konte ka dhënë miratimin për blerjen e mesfushorit Sensi, i cili do t’i kushtojë klubit zikaltër 20 milionë euro. Lojtari ka bindur dhe tashmë Interi do ta blejë përfundimisht kartonin e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje