Rend dhe Ligj

Transportonin klandestinë, pranga 2 të rinjve në Korçë

Policia e Korçës ka vënë në pranga dy persona, pasi u kapën duke transportuar 8 emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar.

Në sajë të operacionit policor të koduar “Perimetri”, pas hekurave ranë shtetasit me inicialet K. P., 26 vjeç dhe B. B., 24 vjeç, banues në Tiranë, si edhe u shpall në kërkim shtetasi K. Gj., 27 vjeç, banues në Rrëshen.

Siç njofton policia, këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në aksin rrugor Maliq-Lozhan, me dy automjete tip “Benz”, me të cilët po transportonin kundrejt fitimit në drejtim të Tiranës, 8 emigrantë të paligjshëm.

Gjatë ndjekjes, të rinjtë nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar, por më pas dy prej tyre u kapën e neutralizuan.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë