Policia e Devollit ka proceduar penalisht një 23-vjeçar, pasi është kapur me një sasi prej 400 litra naftë pa dokumentacionin përkatës, që iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasi e cila dyshohet të jetë vjedhur nga mjetet e kompanisë të gazsjellësit TAP.
I proceduari është B. P., 23 vjeç, banues në Korçë.
Ndërkohë në Pogradec specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Pogradec kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. Gj., 29 vjeç, banues në Pogradec (i dënuar më parë për “Vjedhje”).
Sipas policisë, arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e policisë këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike (përforcuese grushti) të cilën e posedonte pa leje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje