Bota

Trazirat në SHBA, Papa Françesku: Asgjë nuk fitohet me dhunë

Papa Françesku iu drejtua me një përshëndetje të ngrohtë popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës “të tronditur nga sulmi i fundit në Kongresi” dhe u lut për pesë personat që humbën jetën “në ato momente dramatike”.

“E përsëris – vijoi ai – se dhuna është vetëshkatërruese, gjithmonë: asgjë nuk fitohet me dhunë dhe shumë humbet”.

“Nxis autoritetet e shtetit dhe të gjithë popullsinë që të ruajnë një ndjenjë të lartë përgjegjësie – shtoi Papa – që të qetësojnë shpirtrat, të promovojnë pajtimin kombëtar dhe të mbrojnë vlerat demokratike të rrënjosura në shoqërinë amerikane”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë