Bota

Tre të vrarë në një park në Amerikë, vrasësi qëllon edhe veten

Gazeta Si – Tre persona janë vrarë gjatë një sulmi me armë zjarri në një park në shtetin e Iowa-s, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmi është dhënë nga policia lokale, që njofton edhe për një trup të katërt të pajetë, që presupozohet të jetë i vrasësit, 23-vjeçarit Anthony Orlando Sherwin. Pasi kreu vrasjen, ai duket se ka qëlluar edhe veten.

Vnedi ku ndodhi ngjarja. Gazeta Si, 22 korrik 2022

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se ‘Maquoketa Caves State Park Campground’ është në siguri të plotë pas ngjarjes.

“Nuk ishte e qartë, nëse Sherwin, një banor i Nebraskës, i njihte viktimat, apo kishte lidhje me ta, – tha Mike Krapfl, agjenti special i ngarkuar me Iowa DCI. – Ne kishim informacion se ai ishte i armatosur, kur forcat e rendit filluan ta kërkonin. Ai u gjend afër kampit, në një distancë të shkurtër.”

Parku ku ndodhi ngjarja ndodhet në Ioëa-n e largët lindore, mes Des Moines dhe Çikagos. Ky park qëndroi i mbyllur deri pasditen e së premtes, pasi hetuesit vazhduan të mblidhnin prova.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë