Ne rrjet

Tregu i përçarë Europian i Energjitikës, edhe ngritja e perandorit të Gazit

Asnjë krizë nuk vjen brenda ditës. Rrëmuja energjitike në të cilën ndodhet Europa tani nuk u shkaktua nga politikat e gabuara te Bashkimit Europian por nga mungesa totale e tyre.

BE-ja nuk ka pasur kurrë një strategji të përbashkët të unifikuar dhe koherente energjetike.

Për vite të tëra, politika energjetike e BE-së ka qenë letargjike, afatshkurtër duke ju përgjigjur emergjencave të papritura, shumica e të cilave historikisht të shkaktuara nga Rusia.

Për shembull, Rusia i ndërpreu dërgesat e gazit në Europë në Janarin e ftohtë të vitit 2006; por për shkak se kjo përçartje zgjati vetëm katër ditë, Europa vazhdoi gjumin letargjik, nuk u zgjua e nuk u përmend për implikimet afatgjata të varësise nga Rusia.

Më pas, në Janarin e acartë të vitit 2009, Rusia sërish ndërpreu dërgesat e gazit në 18 vende europiane për dy javë. Këtë herë, BE-ja u përmend dhe miratoi një paketë të përbashkët për energjinë dhe gazin. Duke përkrahur diversifikimin, marketingun dhe ndarjen e sektorit të energjisë, paketa detyronte prodhuesit e gazit dhe energjisë elektrike të hiqnin dorë nga zotërimi i tubacioneve dhe rrjeteve. Kështu që Gazprom u detyrua të shesë tubacionet e tij në Balltik ndërkohë që Lituania dhe Polonia u nxitën të krijonin terminale të gazit natyror të lëngshëm (LNG).

Por, Gjermania ishte shumë e madhe dhe e rëndësishme , për t’a shqetësuar apo detyruar veten me ndryshime të tilla. Ajo shkoi në drejtim të kundërt, duke bërë gabime thelbësore gjatë rrugës. Pak para se të humbiste pushtetin në zgjedhjet e vitit 2005, kancelari gjerman Gerhard Schröder miratoi tubacionin e gazit Nord Stream 1 nga Rusia në Gjermani nëpërmjet Detit Baltik.

Dhe pasi Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014, ai dhe të tjerë të politikanë te rëndesishëm gjermanë vazhduan të advokojnë për Nord Stream 2, që e bënte Gjermaninë edhe më të varur nga gazi rus. Gjermania jo vetëm që do të blinte të gjithë gazin që i nevojitej nga Rusia por ajo do të bëhej gjithashtu vendi më i madh tranzit për gazin rus. Por nuk mjaftoi kjo. Në e kundështim me politikën e përbashkët të inicuar ne 2009, duke i bërë gjërat edhe më keq, kompanitë gjermane shitën shumicën e objekteve të depozitimit të gazit në vend tek Gazprom, i cili i zbrazi ato vitin e kaluar gjatë e një akti të hapur të manipulimit të çmimeve.

Por akti që vendosi sigurinë energjitike gjermane tëresisht ne duart të Rusisë ishte ai i vitit 2011, ku kancelarja Angela Merkel vendosi të mbyllte stacionet bërthamore të sigurta dhe mirëfunksionuese të Gjermanisë, pas cunamit që goditi centralin bërthamor të Fukushimës në Japoni.

Sot mungesa e një impianti të vetëm LNG në Gjermani është gabimi më madhor i mandatit 16-vjeçar të Merkelit, I cili la jo vetëm Gjermaninë pa amortizatorë te sigurisë energjitike, por e ka futur gjithë europen në një spirale krize .

Tregu i përbashkët europian , po ashtu është përcarë edhe nga politikat e fshehta nationaliste të cilat kane plotësuar dëshirën e natyrshme të kompanive kombëtare të energjisë per të monopolizuar tregjet e tyre. Këto politika ndikuan qartë në kapacitetet e kufizuara të rrjeteve të shpërndarjes europiane. Rrjetet e shpërndarjes së burimeve energjetike midis shumë vendeve të BE-së janë të pamjaftueshme ose nuk ekzistojnë.

Përshembull , Spanja dhe Portugalia kanë kapacite të bollshme e terminale të ruajtjes së gazit por kapacitetet e shpërndarjes për të furnizuar Francën, janë shumë të kufizuara, për shkak se francezët kanë ndjekur politikën “e mbylljes” për të mbajtur gazin e lirë spanjoll jashtë tregut të brendshëm, duke ndihmuar kompanitë franceze në monopolizimin e tregut.

Më shumë se treg një të përbashkët energjitik europian politikat e ndjekura kryesisht nga Gjermania ne fushën krijuan Eurusinë, edhe shpallën Putinin “Perandor të Gazit” . Ky konstilacion global tregtar mund të funksiononte vetëm në paqe. Çdo lufte tregtare ,apo e nxehtë do të linte Europën të pambrojtur edhe pasigurt.

Një politikë e mirë përgatit kombin për ditë të këqija ! Ky eshtë ingredienti që i ka munguar politikëbërjes kudo në botë, e cila “e dehur ” nga kostot e lira të globalizimit edhe sukseset individuale te neoliberalizmit harruan masat e sigurisë kombëtare, edhe ndërkombëtare.

*Shkrimi është publikuar nga Irena Beqiraj në profilin e saj në Facebook


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë