Kryeministrja britanike, Liz Truss, e ka shkarkuar ministrin e Financave, Kwasi Kwarteng dhe ka ndryshuar strategjinë për taksat, me qëllim të stabilizimit të situatës politike brenda shtetit.
Kwarteng ka thënë se ka dhënë dorëheqje me kërkesë të Truss-it, pasi i është kërkuar të kthehet mbrapsht në Londër pas disa takimeve që ka pasur në Fondin Monetar Ndërkombëtar në Uashington.
Truss është emëruar kryeministre që 37 ditë.
Ajo ka emëruar Jeremy Hunt-in, ish-ministër i Jashtëm dhe i Shëndetësisë, në vend të Kwarteng-ut.
“Ju më keni kërkuar që të mos jem më kancelari juaj. Unë kam pranuar”, ka thënë Kwarteng në letrën e dorëheqjes që është publikuar në Twitter.
Ajo i ka thënë se “si mik për kohë të gjatë dhe koleg, më vjen shumë keq që po ju humbim në Qeveri”.
“Ne e ndajmë të njëjtin vizion”.
Në kohën sa ajo ka folur vlera e funtës ka rënë kundrejt dollarit amerikan.
Truss ka thënë se do të vazhdojë të zbatojë planin për rritjen e taksave ndaj korporatave, ndonëse ka thënë më parë se do të heqë dora nga ai.
Kwarteng është ministri i Financave që ka qëndruar më së pakti në pushtet prej vitit 1970.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje