Pas Twitter, YouTube ka bllokuar kanalin e Donald Trump për të paktën një javë.
YouTube ka komentuar se vendimi ka ardhur mbas më shumë se një javë nga sulmi në Capitol Hill ku mbetën të vrarë 5 persona.
“Shërbimi i transmetimit të videove në pronësi të Google nuk do të lejojë Trump të shtojë video të reja për minimumi shtatë ditë.” shkroi Yotube në një postim në Twitter ditën e djeshme. Ai gjithashtu do të çaktivizojë komentet në kanalin e tij për një kohë të pacaktuar.
Drejtuesit e platformës Yotube në njoftimin zyrtar u shprehën se janë të shqetësuar për “potencialin e vazhdueshëm për dhunë” që Trump nxiti në Twitter.
Armiqësia e Trump ndaj kompanive të teknologjisë është vënë re veçanërisht në vitin e kaluar pasi Twitter dhe Facebook filluan “t’i tërhiqnin vëmendjen” Trump për postimet e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje