Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka dekoruar të dërguarin e tij të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell me Medaljen e Sigurisë Kombetare.
“Ambasadori Richard Grenell është nderuar për kontributin e tij të jashtëzakonshëm që mundësoi nënshkrimin historik të normalizimit të marrëdhënieve ekonomike midis Serbisë dhe Kosovës. Sipas kësaj marrëveshje, Serbia dhe Kosova rivendosën lidhjet e drejtpërdrejta ajrore, hekurudhore dhe autostradën, projektet kryesore të infrastrukturës të nevojshme për të lehtësuar rritjen ekonomike dhe transferimin në kohë të mallrave dhe njerëzve”, ka thënë Trump në vendimin e tij.

Njoftimin e ka bërë ambasadori Grenell përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
“Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një Evrope më paqësore, të sigurt dhe më të prosperuar. Kontributet e Ambasadorit Grenell në arritjen e këtij përparimi historik diplomatik në Serbi dhe Kosovë do të çojnë në një të ardhme më të ndritur për miliona njerëz”, ka thënë ai.
Grenell u emërua i dërguar i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi në tetor të vitit 2019, derisa po shërbente si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje