Gazeta Si – Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James ka paditur ish-presidentin Donald Trump, Organizatën Trump dhe tre fëmijët e tij për mashtrim, pasi dyshohet se ka bërë deklarata të rreme financiare në lidhje me kompaninë që mban emrin e familjes.
James kërkoi nga Trump 250 milionë dollarë dëmshpërblim. Sipas aktakuzës, organizata Trump ka fryrë vlerat e disa pronave për të marrë përfitime tatimore dhe rritur të ardhurat nga shitjet.
“Një tjetër gjueti shtrigash nga një prokurore e përgjithshme raciste, Letitia James është një mashtruese që ka udhëhequr një fushatë të fokusuar në kapjen e Trump”, – është sulmi i ish-presidentit në përgjigje të akuzave të bëra kundër tij ditët e fundit.
Reagimet nuk vonojnë, ndërkohë që James synon t’i ndalojë përgjithmonë Trumpit aksesin në postet drejtuese në kompanitë e Nju Jorkut.
Avokati i tij e quan çështjen kundër ish-presidentit “të motivuar politikisht, jo të bazuar në fakte apo ligje”.
Më pas, vijojnë edhe fjalët e zëdhënëses së tij, Liz Harrington: Donald Trump do të ishte “viktimë e persekutimit politik”.
Në rrjetet sociale “Truth”, Liz më pas shkroi: “Kjo është historia e dy sistemeve gjyqësore: një me anë të të cilit kriminelët janë të lirë dhe një tjetër me të cilin demokratët persekutojnë vetëm kundërshtarët e tyre politikë!”.
Gjasat e dënimit për Donald Trump po bëhen gjithnjë e më konkrete, me Letitia James: “Askush nuk është mbi ligjin, Donald Trump ka fryrë në mënyrë të rreme pasurinë e tij miliarda dollarëshe për t’u pasuruar në mënyrë të padrejtë dhe për të mashtruar sistemin”.
Në Amerikë, kreu i prokurorisë, pavarësisht se ka një rol gjyqësor, zgjidhet nga populli: prandaj zyra ka pashmangshmërisht edhe një konotacion politik.
James, një demokrate afrikano-amerikane që nuk ka kursyer asnjë sulm ndaj Trump në të kaluarën, ajo është e njohur për ofensivat e saj flagrante, njëra prej të cilave çoi në dorëheqjen e guvernatorit Andreë Cuomo, gjithashtu demokrat.
E vetëdijshme për kritikat që do të bien mbi të, Prokurorja e Përgjithshme tha: “Nuk ka gjueti shtrigash: ne kemi hetuar për më shumë se tre vjet, kemi identifikuar të paktën 200 raste abuzimi dhe mashtrimi”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje