Gazeta Si – Donald Trump mund të shpallë, ndoshta qysh në këtë korrik, rikandimin e tij për Shtëpinë e Bardhë për vitin 2024.
Lajmi bëhet i ditur nga gazeta amerikane “New York Times”, e cila shpjegon se kjo do të ishte një lëvizje për të mbrojtur veten pjesërisht nga zbulimet shkatërruese që dolën nga hetimi parlamentar në sulmin e Kapitolit.
Por edhe pwr hetimet e tjera në vazhdim, për të përforcuar tezën e tij se këto janë akuza të motivuara politikisht.
Nëse ai rishfaqet, miliarderi do të hynte në garë si kandidati kryesor, me një konsensus midis republikanëve rreth 80%.
Lëvizja e mundshme shqetëson një pjesë të “Grand Old Party” (Partia e Vjetër e Madhe), për rrezikun që zbritja e tij në fushë të tërheqë vëmendjen dhe të largojë përqendrimin nga fushata për mandatin e mesëm, ku republikanët janë parashikuar drejt fitores në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatit.
Për ata, megjithatë, do të ishte një mundësi për të transformuar votën e nëntorit në një referendum të ri për Trump.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje