Bota

Trump kërkon kthimin e shpejtë të dokumenteve të sekuestruara nga FBI

Gazeta Si – Donald Trump kërkoi “me respekt” në platformën e tij sociale “Truth” për “kthimin e menjëhershëm” të disa dokumenteve të sekuestruara nga FBI në vilën e tij në Mar-a-Lago.

Një postim që nuk ka asnjë vlerë ligjore, por që shërben për të mbajtur presionin mbi Byronë Kombëtare të Hetimit.

Dokumentet e klasifikuara tani në duart e Federalëve gjithashtu përfshijnë dokumente që lidhen me çështjet e sigurisë kombëtare, duke përfshirë armët bërthamore.

Deri më tani, jnë vënë në dispozicion të publikut vetëm disa dokumente në lidhje me urdhrin e kontrollit dhe materialet që agjentët e FBI-së morën në 8 gusht nga shtëpia e Trumpit në Palm Beach të Floridas.

Kërkesa në gjykatë u bë nga Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick Garland, dhe nuk mori asnjë kundërshtim nga avokatët e ish-presidentit.

Nga ato dokumente, rezultoi se agjentët morën nga Mar-a-Lago 20 kuti me materiale, që përmbanin ndër të tjera njëmbëdhjetë dosje me dokumente të klasifikuara, nga të cilat katër të shënuara si “tepër sekret”, tre si “dokumente të klasifikuara” dhe tre si ” informacion konfidencial”.

Ndërkohë, FBI-ja i ka kthyer tashmë Donald Trumpit tre pasaportat e konfiskuara gjatë kontrollit të banesës së tij në Mar-a-Lago, shkruan amerikania “Politico”, duke saktësuar se dy kishin skaduar (jo një siç kishte raportuar miliarderi në një postim).

“Politico” zbulon gjithashtu se ish-presidenti është i intriguar nga ideja e një udhëtimi në Skoci për të vizituar një nga klubet e tij të golfit në fund të verës: do të ishte i pari udhëtim jashtë shtetit që kur ai u largua nga Shtëpia e Bardhë jnarin e vitit 2021.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë