Donald Trump ka folur plot lëvdata për Angela Merkel, duke e quajtur “një grua të shkëlqyer” dhe duke parashikuar që kancelarja gjermane do të qëndronte në detyrë për “një kohë të gjatë”.
“Ajo është një grua shkëlqyese dhe e kupton saktësisht vendin e gjithçkaje, ajo e di para shumicës së njerëzve,” tha Trump, duke qëndruar pranë Merkel gjatë një takimi dypalësh në samitin e G7 në Biarritz.
Trump gjithashtu tha se ai po planifikon që të mbajë një vizitë shtetërore në Gjermani së shpjeti, duke thënë se ndihej “shumë i nderuar” nga një ftesë që kishte marrë nga Merkel.
“Mua me rrjedh gjaku gjerman në vena”, tha ai.
Merkel u tha gazetarëve më vonë se dy liderët nuk kishin rënë dakord për “një datë specifike” për vizitën.
Takimi ishte jashtëzakonisht i qetë në krahasim me takimet e mëparshme, shpesh të pakëndshme midis dy liderëve ,madje në Angli në qershor, Trump dhe Merkel nuk shtrënguan as duart.
I pyetur nga një reporter nëse ai ishte i shqetësuar se klubi i udhëheqësve të G7-ës do të humbasë anëtaren e saj të vetme femër kur Merkel të largohet nga detyra, Trump u përgjigj: “Ajo mund të na befasojë. Ajo mund të jetë këtu një kohë e gjatë, “.
“Unë jam akoma këtu”, tha Merkel duke bërë shaka.
Madje edhe kur foli për tregtinë presidenti amerikan u tregua miqësor. Trump kritikoi BE-në si “partner tregtar shumë I ashpër”, por tha se nuk ishte kundër Bashkimit Evropian. “Unë jam kundër presidentëve tanë dhe administratave që nuk bënë një punë të mirë.” Duke iu kthyer Merkelit, ai tha: “Unë ju përgëzoj”.
Ndërkohë Merkel shprehu “interesin e madh” për të forcuar marrëdhëniet tregtare me ShBA-në dhe tha që ajo dëshironte të arrinte një marrëveshje tregtare transatlantike “sa më shpejt të jetë e mundur”,
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje