Pas ndërmarrjes së veprimeve të ngjashme ligjore në shtetet e tjera që janë kthyer në një fushëbetejë midis tij dhe demokratit Joe Biden, stafi i presidentit Donald Trump ka ngritur një padi gjyqësore në Nevada.
Shumë nga ankesat që janë paraqitur tashmë para gjykatave, ishin të pasuksesshme, raporton televizioni amerikan ABC News, duke përfshirë një përpjekje për të ndaluar numërimin e fletëve të votimit.
Pa siguruar prova, padia pretendon: “Parregullsitë kanë pllakosur zgjedhjet në Qarkun Clark, duke përfshirë shkeljen e procedurave për vërtetimin e fletëve të votimit me postë dhe mbi 3,000 raste të individëve të paregjistruar që hedhin vota.”
Trump ka folur në mënyrë të përsëritur për mashtrim elektoral dhe parregullsi në shtetet në të cilat Biden është duke udhëhequr, ose epërsia e Trump po zvogëlohet.
Në Nevada, ku Biden është aktualisht përpara, mbështetësit e Trump kishin kërkuar deri më tani për të vazhduar numërimin e votave, duke besuar se votat e mëtejshme do të ishin për Trump.
Por Joe Biden ka deri tani epërsi në Nevada me 49.4 për qind të votave të numëruara, teksa Trump ka arritur të marrë 48.5 për qind të votave.
Edhe pse Nevada fillimisht nuk ishte një shtet kyç për të fituar zgjedhjet në SHBA, ajo po kthehet në një fushë-betejë të madhe mes rivalëve për Shtëpinë e Bardhë.
Biden deri tani ka siguruar 264 vota elektorale dhe nëse fiton votat e Nevadës, shkon në 270, aq sa i duhen për të fituar postin e presidentit. Donald Trump deri tashmë ka fituar 214 vota elektorale, por se udhëheq në disa shtete amerikane si Pensilvania, Karolina e Veriut dhe Xhorxhia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje