Politike

Trump përzgjedh ambasadoren e re në Shqipëri

Gati një vit pas largimit të Donald Lu, presidenti Donald Trump ka zgjedhur diplomaten Yuri Kim si ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikë në Shqipëri.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja amerikane Sarah Elizabeth, e cila thekson se presidenti amerikan ka përzgjedhur diplomaten e karrierës së Shërbimit të Jashtëm për të zëvendësuar ish-ambasadorin Lu. Pas nominimit të shefit të Shtëpisë së Badhë, ajo do të marrë konfirmimin nga Senati, për t’u zhvendosur më pas në Tiranë, ku e pret një tjetër sfidë e vështirë.



Diplomatja ka shërbeur në poste në ndryshme në Departamentin Amerikan të Shtetit, duke përfshirë Drejtorinë e Zyrës së Çështjeve të Europës Jugore. Më interesante është se e përzgjedhura e Trump ka qene edhe anëtare delegacionit të SHBA-së në bisedimet gjashtë palëshe me Korenë e Veriut.

Zyrtarja e lartë e shërbimit të jashtëm amerikan, e cila ka punuar në poste kryesore dhe ka mbuluar rajone të shumta, duke përfshirë Kinën, Korenë e Veriut, Turqinë, Irakun dhe NATO-n. Ajo ka qenë Shefe e Shtabit të Zëvendëssekretarit të Shtetit, 2015-2017, si dhe ka drejtuar Zyrën për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politike-Ushtarake.

Si Këshilltare Politike në Bagdad (2009-2010), ajo u angazhua me udhëheqësit irakianë në spektrin e plotë të çështjeve të brendshme, dypalëshe dhe rajonale. Ajo gjithashtu punoi me zyrtarët e lartë amerikanë të mbrojtjes për përgjegjësitë dhe buxhetin e forcave amerikane në Iraku. Para kësaj detyre, ajo ishte Asistente e Ndihmës Sekretarit Shtetëror për Çështjet e Azisë Lindore dhe një anëtare e delegacionit të SHBA-së në bisedimet që synonin denuklarizimin e Koresë së Veriut.

Në karrierën e saj si diplomate e Departamentit të Shtetit, Yuri Kim ka shërbyer për Shtetet e Bashkuara në vende si Koreja dhe Iraku por vështirë se në ndonjërin prej këtyre vendeve, roli dhe zëri i saj do të ketë patur peshën që ka në Shqipëri një zë i Uashingtonit.

Për këtë, ndoshta Kim e pret një detyrë më e vështirë dhe që me siguri do të kërkojë shumë më shumë energji e angazhim mes një tensioni të përhershëm politik të Tiranës.

Do të gjejë opozitën dhe mazhorancën që përplasen vazhdimisht për shumë çështje, por kryesorja vazhdon të mbeten zgjedhjet lokale. Ndoshta informacionin për Shqipërinë ka nisur ta grumbullojë, por kur të zbresë në Tiranë do të përfshihet shpejt në realitetin shqiptar, e ndoshta të ambientohet me akuzat dhe kundërakuzat mes palëve, që fillojnë nga korrupsioni e deri tek lidhjet me krimin.

Më shumë mundësi Kim do të gjejë opozitën ende duke akuzuar qeverinë, Kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm si të lidhur me krimin e organizuar dhe pengesë për integrimin e shqiptarëve në BE. Por, do të dëgjojë gjithashtu nga pala tjetër që kundërpërgjigjet me “tradhtarë” e “esadistë” që baltosin vendin me skenarë fantazie makabre në sy të ndërkombëtarëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë