Mund të jetë shumë vonë dhe mund të mos e shpëtojë presidencën e tij, por Donald Trump pranoi më në fund në një fjalim humbjen e zgjedhjeve të nëntorit, duke dënuar ashpër protestuesit që sulmuan Capitol Hill.
Presidenti duket se pranoi realitetin politik duke premtuar sërish një tranzicion të qetë pushteti, i rrethuar sërish nga kërcënimet për shkarkim, thirrjet për dorëheqjen e tij dhe largimin e një sërë zyrtarësh nga Shtëpia e Bardhë.
Në një video të shkruar, Trump dënoi aktet e mbështetësve të tij në Capitol dhe pranoi pa mëdyshje, më shumë se dy muaj pas humbjes së tij të zgjedhjeve, se ai nuk do të jetë më president në 12 ditë.
Trump tha se tani që Kongresi ka certifikuar rezultatet, “administrata e re do të inaugurohet më 20 janar” dhe “fokusi i tij tani kthehet në sigurimin e një tranzicioni të qetë dhe rregullt të pushtetit”.
Ai tha se ishte i “zemëruar nga dhuna, si dhe shkelja e ligjit dhe rendit”. Zoti Trump nuk foli mbi rolin e tij në nxitjen e dhunës. Por ai u tha mbështetësve të tij se, ndërsa ai e di se ata janë “të zhgënjyer”, ai dëshiron që ata ta dinë se “udhëtimi ynë i jashtëzakonshëm sapo ka filluar.”
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe udhëheqësi demokrat i Senatit Chuck Schumer i bënë thirrje Nënpresidentit Mike Pence të heqë nga detyra Presidentin Trump në bazë të amendamentit të 25-të të Kushtetutës, i cili lejon anëtarët e kabinetit të rrëzojnë një president kur konsiderohet i paaftë për postin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje