Administrata Trump është në një garë kundër kohës për të prodhuar vaksinën e koronavirusit përpara fundit të 2020-ës. Sipas planeve të Shtëpisë së Bardhë vaksina pritet të shpërndahet në mbarë SHBA-në deri në janar.
Fillimi i 2021-it përfaqëson një ritëm të shpejtë për zhvillimin e vaksinave por prapëseprapë do të thotë se nuk do të kishte mbrojtje të sigurt nga koronavirusi, pasi shumica e amerikanëve ka të ngjarë të jenë kthyer në punë ose shkollë dhe deri pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.
Anthony S. Fauci, specialisti më i lartë i sëmundjeve infektive të Shteteve të Bashkuara, tha se qëllimi i SHBA-së është prodhimi i qindra miliona dozave deri në janar.
“Ne duam të punojmë shpejt, por duam gjithashtu të sigurohemi që vaksina është e sigurt dhe e efektshme,” tha ai në një intervistë. “Unë mendoj se kjo mund të arrihet”.
Fauci, drejtori i Institutit Amerikan të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha se disa lloje të ndryshme vaksinash, të prodhuara nga kompani të ndryshme do të rrisin prodhimin para se të provohet zyrtarisht se funksionojnë, për të shpejtuar procesin.
Megjithëse e kushtueshme, kjo mund të shkurtojë muaj të tërë pritjeje, në krahasim me procesin tradicional.
Presidenti Trump tha se është optimist për prodhimin e afërsisht 300 milion doza vaksine në tetë muaj.

I pyetur se kush është në krye të këtyre përpjekjeje, Trump tha se është vetë ai. “Unë mendoj se jam përgjegjës më shumë se të gjithë. Dhe unë jam ai që fajësohet nësë dështojmë, “tha Trump. “Mos harroni, nëse dalim me një vaksinë në kohë rekord, ata do të thonë se duhet ta kisha bërë më shpejt. Por ne kemi shumë mundësi të mira ”.
Shtetet e Bashkuara regjistruan sot (të premten) 1 milionë e 70 mijë të prekur nga koronavirusi ndërsa mbi 63 mijë vetë rezultojnë të kenë humbur jetën.
Në vend vazhdojnë të rriten radhët me të papunë. 3.8 milionë persona të tjerë aplikuan për pagesën e papunësisë javën e kaluar ndërsa pandemia e koronavirusit vazhdon të rrënojë ekonominë më të madhe në botë.
Nga sot kanë skanduar dhe udhëzimet federale për distancim social dhe presidenti tha se shtetet e kanë në dorë të vendosin për hapjen bazuar në udhërrëfyesin që parashkon rifillimin e veprimtarive ekonomike e sociale me tre faza.
Presidenti amerikan Donald Trump nuk i përtëriu udhëzimet federale për distancimin social dhe shprehu optimizëm se shtetet mund t’i lehtësojnë kufizimet dhe të rihapin ekonominë sipas ritmit të tyre. Megjithatë, disa ekspertë të shëndetit publik janë të shqetësuar për pasojat e mundshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje