Bota

Trump sërish president në gusht? Me një “grusht shteti” si në Mianmar!

Donald Trump nuk zhgënjen kurrë: “Në gusht do të jem përsëri president”. Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pavarësisht se ishte heshtur nga rrjetet kryesore sociale (dhe pavarësisht mbylljes së blogut të tij pas rreth një muaji), kthehet për të trazuar politikën amerikane dhe jo vetëm.

Referenca (e tërhequr) për grusht shteti në Mianmar

Sipas thashethemeve të rindezura përmes Twitter nga reporterja e gazetës “New York Times”, Maggie Haberman, Trump “po u thotë një numri njerëzve me të cilët është në kontakt, se pret që të rikthehet si president deri në gusht”. Më shumë sesa një teori konspiracioni, një zhurmë, e përhapur për të mobilizuar besnikët e tij, akoma në terren.

Të shtunën e kaluar, 29 maj, “Trumpistët” u mblodhën në Dallas, në “Omni Hotel”, për një tubim të titulluar “For God and Country Patriot Roundup Saturday”.

Avokati Sidney Powell, me protagonist Rudy Giulianin në ofensivën gjyqësore për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të fundit, tha se Trump “thjesht mund të kthehet si president”.

Ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare, gjeneral Michael Flynn, shtoi se “dikush mund të mendonte për një grusht shteti të ngjashëm me atë në Mianmar”, por më pas u tërhoq shpejt.

Sigurisht, askush nuk e kuptonte se si Trump mund të kthehej në Shtëpinë e Bardhë. Në internet, “ligjet e miratuara nga Partia Republikane” evokohen. Po si? Duke shkelur Kushtetutën? Duke udhëhequr militantët në një provë të tillë si në 6 janar? Fantazi të sëmura.

Polarizimi i shoqërisë amerikane

Klima politike është gjithmonë toksike. Një sondazh i publikuar më 27 maj nga “Public Religion Research Institute and Interfaith Youth Core”, tregon se 15% e amerikanëve besojnë se pushteti kontrollohet nga një sekt pedofilësh, adhurues të Satanait.

Kërkimi u krye në marsin e kaluar në një anketë prej 5625 personash, të moshës 18 vjeç e lart, të përzier nga etnia dhe besimi fetar. Instituti, i cili specializohet në analiza që ndërthurin shoqërinë dhe fenë, ka hetuar konsensusin e mbledhur nga agjitatorët e lëvizjes radikale “QAnon”, e lindur në vitin 2017 dhe në anën e Trumpit.

Rezultatet janë shqetësuese. Në veçanti, 20% e sondazhit, pret “një stuhi që do të zhdukë elitat në pushtet dhe do t’i kthejë udhëheqësit legjitimë në vendin e tyre”.

Përqindja rritet në 28%, duke marrë parasysh vetëm republikanët dhe në 14% midis demokratëve.

Hetimi i Trump

Në realitet, nervozizmi i madh, del nga Mar-a-Lago, për “Trumpistët”, “kryeqyteti i vërtetë politik” i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por miliarderi 74-vjeçar, vëzhgon lëvizjet e Cyrus Vance, kreu i Prokurorisë së Qarkut në Manhatan, i cili ka hetuar për gati tre vjet biznesin dhe financat e shoqërisë që zotëron bizneset e familjes, nga hotelet te fushat e tenisit dhe të golfit.

Më 25 maj, Vance thirri një “Juri të Madhe” për të shqyrtuar akuza të mundshme penale kundër drejtuesve të organizatës “Trump”.

Roger Stone, një konsulent dhe bashkëpunëtor i Trump, i tha faqes së ekstremit të djathtë “Infowars”: “Ka mundësi që brenda dy javësh, Donald mund të akuzohet për mashtrim tatimor ose mashtrim financiar me akuza të rreme dhe të sajuara”.

Në realitet, gjyqësori po shqyrton, ndër të tjera, pasqyrat financiare të paraqitura në banka: llogaritarët e Trumpit, duket se kanë fryrë vlerën e aseteve për të marrë kredi më lehtë.

“The Donald”, po kërkon një rrugëdalje, për shembull duke u përpjekur të zhvendoste përgjegjësinë te udhëheqësit e grupit.

Në të njëjtën kohë, Trump është i angazhuar të kundërsulmojë politikisht. Ai së shpejti do të kthehet në rrugë me një tubim “epik” në Florida.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë