Gazeta Si – Donald Trump do të kandidojë sërish për Shtëpinë e Bardhë, duke qenë hera e tretë e tij.
“Kthimi i Amerikës fillon sot”, tha ish-presidenti amerikan në një takim me shtypin në Mar-a-Lago për njoftimin e tij zyrtar.
Trump foli nga një skenë pas së cilës kishte shumë flamuj amerikanë, me një fjalim që zgjati rreth një orë në “prime time” në mbrëmje, në sallën kryesore të rezidencës së tij të mbushur me mbështetës të entuziazmuar.
Para se të fillonte të fliste, spikeri e shpalli atë si “presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara”.
“Kthimi i Amerikës fillon sot,” filloi ai, përpara se të mburrej me sukseset e tij dhe të fajësonte Joe Biden për një vend tani “në rënie, të poshtëruar dhe të përqeshur në skenën ndërkombëtare”, nga tërheqja kaotike nga Afganistani në konfliktin në Ukrainë, me të cilën e solli vendin “në prag të luftës bërthamore”.
“Vetëm sot është dërguar një raketë, ndoshta nga Rusia, në kufirin e Polonisë”, tha ai.
“Njerëzit janë çmendur dhe zemëruar dhe ne kemi një president që bie të flejë në samite ndërkombëtare,” sulmoi ai.
Biden u përgjigj në kohë reale nga G20 në Bali me një postim të thatë: “Donald Trump e ka shkatërruar Amerikën”.
Pika kryesore ishte kur në mes të fjalës së tij, ai shpalli solemnisht kandidimin e tij për president në zgjedhjet e vitit 2024, pasi kishte dorëzuar tashmë dokumentet në Komisionin Federal të Zgjedhjeve: “Për ta bërë Amerikën përsëri të madhe dhe të lavdishme, sonte po shpall kandidaturën time për President të Shteteve të Bashkuara”, theksoi ai në brohoritjet mes turmës, edhe pse në përgjithësi i gjithë mesazhi i tij dukej i vjetër, i përsëritur, obsesiv.
“Biden nuk do të ketë katër vjet të tjera”, premtoi ai, duke siguruar se “ndërmjet të sotmes dhe ditës së zgjedhjeve, unë do të luftoj si askush tjetër më parë dhe ne do të mposhtim të majtën radikale demokratike që po përpiqet të shkatërrojë vendin tonë nga brenda”.
“Kjo nuk do të jetë fushata ime, por do të jetë fushata juaj”, vazhdoi manjati, duke rinisur lëvizjen e tij “Maga”, sloganin e tij, “Amerika e para” dhe imazhin e një “epoke të artë” të re.
Trump u mburr me sukseset e presidencës së tij, duke lënë pas dore kaosin e pandemisë dhe duke injoruar “gënjeshtrën e madhe” të tij në zgjedhje që kulmoi me sulmin ndaj Kongresit.
Më pas ai drejtoi gishtin nga Biden për inflacionin, krizën e emigrantëve dhe një pushtim të Ukrainës që “nuk do të kishte ndodhur” me të, duke premtuar se do ta mbante Amerikën “jashtë çdo lufte”.
Manjati insistoi gjithashtu në suksesin e kandidatëve të tij në mandatin e mesëm me 232 fitore dhe 22 disfata, duke mos thënë se debatet ndodhën në postet kryesore.
Dhe ai e portretizoi veten si “viktimë” të hetimeve (nga të cilat do të përpiqet të mbrohet duke përdorur rikandidimin) dhe irinizoi me “rekordin” e thirrjeve nga drejtësia, duke thënë se ishte më i persekutuar se ish-mafiozi i famshëm italo-amerikan, Al Capone.
Ai e mbylli pas 68 minutash fjalimin, duke u takuar me Melania, e vetmja pjesëtare në skenë e një familjeje të ndarë për kandidaturën e tij.
Vajza Ivanka tashmë e ka bërë të qartë se këtë herë do t’i japë përparësi familjes dhe nuk do të merret me politikë, duke mbështetur të atin “nga jashtë arenës politike”.
Partia Republikane është gjithashtu e përçarë, me guvernatorin e Floridës Ron DeSantis, rivalin e tij kryesor të mundshëm për presidencialet, i cili e sulmoi pak para ngjarjes duke e akuzuar atë, pa e përmendur emrin, për dështimin e GOP në zgjedhjet afatmesme.
Rupert Murdoch gjithashtu ia kthen shpinën: manjati, sipas Guardian, e paralajmëroi atë se perandoria e tij mediatike nuk do ta mbështesë në përpjekjen e tij për t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë, duke preferuar DeSantis.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje