Ne rrjet

Trump sulmon demokratët nga Arizona dhe premton: Do të rimarrim Shtëpinë e Bardhë

Lëvizja “Trumpiane” është akoma aktive. Mbrëmjen e së shtunës, mbështetësit e ish-presidentit u dyndën në Florence, një fshat në jug të Phoenix, i cili ndodhet në hapësirat e mëdha të Arizonës.

Ata erdhën nga Kalifornia, Teksasi, Nju Meksiko, duruan radhët në makina deri në dy orë, para se të arrinin në parkingje.

Është një valë e formuar kryesisht nga të rriturit, nga mosha dyzet dhe gjashtëdhjetë vjeç. Shumë gra, pak të rinj.

Me një prani të fortë të botës ungjillore hiper-konservatore. Askush nuk ka maskë dhe pothuajse të gjithë i shikojnë me habi të paktët që e mbajnë atë. Ka disa fytyra të zymta, disa persona të veshur me xhupa që i referohen milicive të ekstremit të djathtë. Por atmosfera është e qetë.

Nuk dihet nëse kjo shtytje do të mjaftojë për ta rikthyer Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë. Qëndrimi nga Mar-a-Lago është i sigurt për këtë: “Në zgjedhjet afatmesme të këtij viti ne do të fitojmë Dhomën dhe Senatin; më pas në vitin 2024 do të rimarrim Shtëpinë e Bardhë”. Ku ajo “ne”, siç ka qenë gjithmonë e qartë, do të thotë “unë”. Skema është pak a shumë ajo e fushatës së vitit 2016. “The Donald”» trazon, ndez sheshin. Ai e përdor atë si një shpatull për performancën e tij.

Në Florence, në gjysmë orën e parë, Trump duket se ka gjetur lulëzimin e kohërave të tij më të mira. Ai ka përditësuar repertorin e linjave të tij që të bëjë për vete gjysmën e Amerikës dhe emocionon gjysmën tjetër.

Joe Biden? “Një fatkeqësi totale, ai as nuk e di se ku është”. E ndjekur nga “Kamala”, pra nënpresidentja Kamala Harris, kryetarja e Dhomës, Nancy Pelosi, “renegada” republikane Liz Cheney.

Në qendër të kritikave është Anthony Fauci, kryevirologu i Amerikës, me të cilin Trump shpesh ka psur debate të ndezura edhe ‘live’.

“Ai dha këshilla edhe për mua, vetëm se unë nuk e dëgjova. Tani, megjithatë, ai duket si mbreti i këtij vendi”. Nga audienca rritet slogani i rezervuar dikur për Hillary Clinton: “Lock him up”, bllokoje atë.

Tubimi i Arizonës ishte shumë i pritur. Joe Biden është objektivisht në vështirësi në fronte të ndryshme: nga pandemia te reforma e të drejtës së votës. Trump pati mundësinë të fliste me të gjithë kombin, jo vetëm me besnikët.

Provoi vetëm në pjesën e parë, atë më të shkurtër, duke sulmuar ashpër politikat e rivalit: “Infektimet me Covid? Biden kishte thënë se do ta çrrënjoste dhe në vend të kësaj ja ku jemi, me spitalet ende plot”.

Emigracioni: “Miliona e miliona po hyjnë ilegalisht; Biden bllokoi murin që do të përfundonim, ishte vetëm tre javë larg”.

Dhe më pas inflacioni, energjia, zinxhiri i furnizimit: “Nuk kishim dëgjuar asnjëherë për të. U desh që edhe Joe ta kishte këtë problem”.

Me pak fjalë, me gjithë pasaktësitë dhe ekzagjerimet e shumta, një fjalim si lider opozitar, me pozicionim politiko-social: “Jam kundër vaksinës së detyrueshme, Fauci dhe Biden kanë mbyllur gjithçka, kanë shkatërruar ekonominë tonë, kanë mbyllur njerëzit në shtëpi. Ata i kthyen Shtetet e Bashkuara si Venezuela. Por ne do të marrim lirinë dhe vendin tonë”.

Problemi, megjithatë, veçanërisht për gamën e gjerë të konservatorëve të moderuar, është se “përmbajtja” është një pjesë ndihmëse e fushatës “Save America”, e fushatës së Trump për vitin 2024.

Në skenën e Florences, me kalimin e minutave, shfaqen prioritetet dhe obsesionet reale të një politikani tërbuar e viktimist, i paaftë për të mos pranuar, të paktën për të kapërcyer humbjen e qartë dhe të padiskutueshme të vitit 2020.

Reagimi i publikut të tij, është befasues. Ai e kënaq për pak, pastaj, falë një ere të akullt, ai zhytet në një heshtje të pazakontë. Është e vështirë të ndjekësh një sërë numrash, përqindjesh. Të gjitha të rreme, siç dëshmohet nga dhjetëra kontrolle shtetërore dhe dënime gjyqtarësh.

Për Trump, historia është ndryshe. Edhe sulmi në Kapitol Hill është pasojë e “zgjedhjeve të vjedhura”: “Të gjithë flasin për ata që hynë në ndërtesë, por asnjë nga protestat më të mëdha që janë parë ndonjëherë në histori. Njerëzit kishin shkuar në Uashington për të kërkuar të drejtat e tyre”.

Apeli më shqetësues vijon: “Të ndihmojmë të burgosurit politikë”, që janë militantët dhe simpatizantët që thyen xhama, zyra dhe pushtuan sallat e Parlamentit.

Por tani ajo që ka rëndësi në lëndinën e fermës, është se performanca po bëhet plotësisht e mërzitshme. Shumë largohen përpara kohe. Qendra e mbushur me njerëz zbrazet shpejt, ndërsa Trump është ende duke folur.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë