Ne rrjet

Trump: Vaksina gati deri në fund të vitit

Presidenti Donald Trump është i bindur se vaksina e Covid-19 do të jetë gati deri në fund të vitit dhe vaksinimet masive të publikut do të fillojnë që në fillim të 2021-ës.

“Mendoj se shpërndarja do të bëhet pothuajse njëkohësisht sepse jemi përgatitur mirë” shpjegoi presidenti Trump të enjten, duke shtuar se hollësi të mëtejshme do të publikohen të premten.

Më shumë se 90 vaksina për koronavirusin e ri janë në zhvillim në të gjithë botën. Kompania gjermane CureVac tha të enjten se një nga vaksinat e saj kandidate me metodën ARN është provuar të mbrojë kafshët nga virusi në doza të ulta. Provat klinike pritet të fillojnë muajin e ardhshëm.

Presidenti Trump u tha gazetarëve se ndoqi disa nga dëshmitë e së enjtes tç Dr. Bright dhe shtoi se “ai duket si një punonjës i zemëruar, i pakënaqur, i cili, sinqerisht, sipas disa njerëzve, nuk bëri një punë shumë të mirë”. Bright i tha një nënkomisioni shëndetësor të Dhomës së Përfaqësuesve se zyrtarë të lartë, përfshirë ata në Shtëpinë e Bardhë, injoruan paralajmërimin e tij të hershëm për COVID-19, dhe se qeveria federale ishte e papërgatitur të përgjigjej ndaj një pandemie.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të vdekjeve dhe shumicën e rasteve të të prekurve me COVID-19 nga çdo vend tjetër. Që nga e enjtja, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins, 1.4 milion njerëz janë testuar pozitivë për virusin, dhe më shumë se 84,000 kanë vdekur.

“Ne kemi pasur një reagim të jashtëzakonshëm ndaj hidroksinës (klorokinës)”, pohoi Trump, i cili gjithashtu kritikoi zotin Bright për “sulmin e tij” ndaj ilaçit kur ishte duke drejtuar agjencinë për vaksinat.

*Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji*


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë