Bota

Tubimi i parë zgjedhor për Trump: Më ktheni në Shtëpinë e Bardhë dhe do të hakmerremi

Gazeta Si – Tubimi i parë i fushatës së Donald Trump në Teksas. Duke zbritur nga avioni i tij personal në aeroportin Ëaco, manjati u përshëndet nga koret “Usa, Usa” dhe ovacionet e mijëra fansave.

Shumë nga mbështetësit e tij tundnin pankarta që shkruanin “gjueti shtrigash” (shprehje që ai përdori në hetimet ndaj tij) dhe mbanin bluza me sloganin “Zot, armë dhe Trump”.

“Më ktheni në Shtëpinë e Bardhë, Amerika do të jetë sërish një vend i lirë dhe do të hakmerreni”, tha ish-presidenti.

“Regjimi Biden ka përdorur policinë dhe forcat e drejtësisë si armë, duke e shndërruar vendin në një ‘republikë banane’. Unë do të jem luftëtari juaj, drejtësia juaj, hakmarrja juaj”, premtoi ai pak më pas, duke iu drejtuar veçanërisht atyre që janë “ofenduar apo trajtuar padrejtësisht”.

Manjati foli më pas për problemet e tij ligjore. “Avokati i Nju Jorkut po më ndjek penalisht për asgjë, nuk është një krim, nuk është një kundërvajtje”, – tha ai duke sulmuar prokurrorin Alvin Bragg në prag të mbledhjes së jurisë së madhe që mund të vendosë mbi aktakuzën e tij në çështjen e yllit të pornos, Stormy Daniels.

“Nuk më ka pëlqyer kurrë me atë fytyrë kali”, shtoi më pas, duke hequr pluhurin nga një epitet që kishte përdorur tashmë kundër saj. Dhe i krahasoi hetimet që po e shtyjnë me “spektaklin e tmerrit të Rusisë staliniste”.

Por tubimi i tij përpara mijëra mbështetësve të entuziazmuar ishte një sulm 360 gradë kundër gjithçkaje dhe të gjithëve, në një kohë dhe vend shumë simbolik.

Në fakt, këto ditë shënohet 30-vjetori i rrethimit të Ëaco-s, operacioni i diskutueshëm i FBI-së për pushtimin e fermës së sektit fetar të Davidianëve, i dyshuar ndër të tjera për një arsenal të paligjshëm armësh.

Rrethimi, i cili zgjati 50 ditë dhe përfundoi në një zjarr në të cilin vdiqën 86 persona, shihet nga shumë ekstremistë të krahut të djathtë si një shembull i abuzimeve të qeverisë dhe mediat amerikane besojnë se Trump donte të mobilizonte pjesën më radikale të bazës së tij, duke sugjeruar një krahasim me situatën e tij të “të përndjekurve” nga drejtësia.

Në shënjestër të mitingut të tij, përveç “regjimit Biden”, i cili përdor si armë gjyqësorin, duke e shndërruar vendin në një “republikë bananesh”, është edhe “FBI e korruptuar”, “Shteti i thellë” që i del kundër, “lajmet e rreme”, komunistët dhe marksistët, pushtimi i emigrantëve në kufirin me Meksikën, “zgjedhjet e vjedhura”.

Dhe pastaj sulmet personale kundër Hillary Clinton, Hunter Biden dhe vetë Biden, të akuzuar se kishin marrë para nga Kina.

“Armiqtë tanë, – sulmoi ai, – janë të dëshpëruar për të na ndaluar dhe kundërshtarët tanë kanë bërë gjithçka që është e mundur për të na shtypur shpirtin dhe për të thyer vullnetin tonë, por ata kanë dështuar. Ata vetëm na kanë bërë më të fortë. Dhe 2024 është ‘beteja e fundit’, do të jetë më e rëndësishmja. Më ktheni në Shtëpinë e Bardhë, mbretërimi i tyre do të përfundojë dhe Amerika do të jetë përsëri një komb i lirë. Unë do të jem luftëtari juaj, drejtësia juaj, hakmarrja juaj”, premtoi ai duke mbrojtur madje, sulmuesit e Kapitol Hillit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë