Nënkryetarja e Bashkisë së Lezhës, Alfrida Marku dhe 10 persona të tjerë janë proceduar dhe shoqëruar në polici për tubim të paligjshëm dhe bllokim rruge
Paraditen e sotme, dhjetëra banorë të Lezhës dhe Shkodrës, mbështetës të Partisë Demokratike, bllokuan autostradën në hyrje të qytetit të Lezhës, pasi aty do të kalonte kryeministri Edi Rama për në Pukë në kuadrin e takimeve “Bashkia që duam”.
Banorët qëndruan në rrugë për rreth 1 orë, duke sjellë edhe përplasje me forcat e policisë.
Ndërkohë, kryeministri Rama ka zgjedhur një rrugë dytësore për të shkuar në Pukë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje