Futboll

Tuhel ka një ëndërr të madhe, Zidane mund të bëhet një legjendë

Barazimi 1-1 në Madrid, të paktën teorikisht, favorizon londinezët në fushën e tyre, por me Realin nuk bëhet shaka asnjëherë në Ligën e Kampionëve. Tuhel e di mirë, pasi pa Benzemanë t’i ndëshkonte të tijtë në ndeshjen e parë, pavarësisht paraqitjes së mirë të Çelsit në “Valdebebas”.

Te Çelsi ëndërrojnë një finale të gjithë angleze me Mançester Sitin, ndërsa Zinedin Zidan kanë mundësinë të kthehet në legjendë, duke fituar trofeun e katërt të Ligës së Kampionëve si trajner. Problemi i tij lidhet gjithmonë me mbrojtjen e përgjysmuar, që ka kushtëzuar sezonin e madrilenëve.

Nga ndeshaj e parë mes Realit dhe Çelsit. Gazeta Si, 5 maj 2021

Jashtë mbeten Varane, Karvajal dhe Lukas Vazkuez, por do të ketë në fushë një nga pikat më të forta, lidershipin Serxhio Ramos. Do të jetë ai në qendër të mbrojtjes, me shumë mundësi me 3 lojtarë, bashkë me Militaon dhe Naçon. Dy lojtarë të rikuperuar në orët e fundit janë Valverde dhe Mendi, të cilët do të luajnë në linjat e krahëve, por i gatshëm do të jetë edhe Marselo, i cili ka zgjidhur problemin si komisioner në zgjedhje. Në qendër të mesfushës do të jetë treshja e zakonshme e përbërë nga Modriç, Kasemiro dhe Kros, ndërsa në sulm Benzema mund të ketë në krah Eden Hazard, ish-lojtarin e Çelsit.

Tuhel tashmë ka në dorë një skuadër që luan përmendësh, me pikëpyetjen e vetme të sulmuesit që të jetë në gjendje të konkretizojë lojën e shokëve. Edhe sot në mbrëmje pritet që Havertz të marrë vendin e të kritikuarit Verner. Pas krahëve të sulmuesit qendror do të jenë Pulisiç dhe Ziesh. Çelsi do të jetë i kujdesshëm dhe gati për të goditur sapo t’i jepet mundësia.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë