Gazeta Si – Policia turke arrestoi 22 persona të dyshuar pas shpërthimit në Stamboll, duke përfshirë edhe gruan që kishte vendosur bombën.
Pamjet e arrestimit të gruas, e cila konsiderohet si e dyshuara kryesore për shpërthimin e bombës në Stamboll në pedonalen Istiklal, mesditën e së dielës (13:11) janë publikuar nga autoritetet turke.
Në video shihen forcat speciale të policisë teksa hyjnë në një banesë, duke vënë në pranga gruan dhe duke kontrolluar ambientet, duke zbuluar ndër të tjera edhe armë.
Taksim istiklal caddesine bombayı bırakan kadın terörist yakalandı. İşte yakalanma anı… #SonDakika #taksimpatlama #taksim #istiklalcaddesi pic.twitter.com/BrRD5A5RPr
— İsmail Umut Arabacı (@ismailumut) November 14, 2022
Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu deklaron se urdhri për sulmin në “Avenue Istiklal” të Stambollit u dha në Kobani, një qytet në Sirinë veriore, ku forcat turke kanë kryer operacione kundër milicisë kurde siriane në vitet e fundit.
Pamjet e publikuara në mediat ndërkombëtare tregojnë një grua, duke lënë një paketë poshtë një dyqani lulesh në “Avenue Istiklal”, një vend i populluar edhe nga shumë turistë.
Pesëdhjetë persona të cilët kishin marrë plagë të lehta dolën nga spitali pas sulmit të së dielës, i cili ngjalli shqetësime se Turqia mund të vihej në shënjestër të më shumë bombardimeve dhe sulmeve, si seria e sulmeve që pësoi nga mesi i vitit 2015 deri në 2017.

Qindra njerëz u larguan pas shpërthimit të së dielës, ndërsa ambulancat dhe policia u vendosën në dispozicion. Zona, në lagjen Beyoglu të qytetit më të madh të Turqisë, ishte e mbushur me njerëz si zakonisht në fundjavë me blerës, turistë dhe familjarë.
Pamjet treguan momentin e shpërthimit dhe njerëz të frikësuar të cilët largoheshin me vrap pas sulmit.
Presidenti Erdogan i cili aktualisht ndodhet në Bali në kuadër të samitit të G20 siguroi qytetaret se do te gjenden fajtorët dhe ata që qëndrojnë pas këtij sulmi të tmerrshëm.
Teröristin adı Ahlam ALBASHİR Suriye uyruklu. pkk-ypg terör örgütü özel istihbarat elemanı. Türkiye’ye Afrin’den giriş yapmış.Eylem talimatı kobani ypg karargahından verilmiş… #SonDakika #Taksim #İstiklalCaddesi pic.twitter.com/s18sCCjKKo
— İsmail Umut Arabacı (@ismailumut) November 14, 2022
Përpjekjet për të pushtuar Turqinë dhe kombin turk me terrorizëm nuk do të arrijnë qëllimin e tyre, u shpreh ai Stambolli ka qenë në shënjestër në të kaluarën nga militantët kurdë, islamikë dhe të majtë.
Një degë e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) mori përgjegjësinë për sulmin me dy bomba jashtë një stadiumi futbolli të Stambollit në dhjetor 2016 ku mbetën të vrarë 38 njerëz dhe u plagosën 155 të tjerë.
Sulmi është dënuar edhe nga disa vende, duke përfshirë Azerbajxhanin, Britaninë, Egjiptin, Greqinë, Italinë, Pakistanin dhe Ukrainën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje