Bota

Turqia heq veton ndaj Suedisë e Finlandës, pikat e marrëveshjes për hyrjen në NATO

Gazeta Si – Samiti i NATO-s në Madrid nisi me një prolog të rëndësishëm. Rexhep Tajip Erdogan hoqi dje veton për hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në Aleancën Atlantike.

Presidenti turk kishte akuzuar qeveritë e vendeve skandinave se mbrojnë “terroristët”, ose më thjesht kundërshtarët e qeverisë së tij.

Me sa duket ai mori garancitë që donte, pas një negociate katër-orëshe me presidentin finlandez Sauli Niinisto dhe kryeministren suedeze Magdalena Andersson.

Ministrat e Jashtëm të tre vendeve kanë nënshkruar një “Memorandum” bashkëpunimi.

Kërkesat kryesore të Turqisë, të cilat erdhën si befasi për aleatët e NATO-s në fund të majit, ishin që vendet nordike të ndalonin mbështetjen e grupeve militante kurdë të pranishme në territorin e tyre dhe të hiqnin ndalimet e tyre për disa shitje armësh në Turqi.

Stoltenberg tha se është rënë dakord që Suedia dhe Finlanda do të heqin kufizimet e tyre për shitjen e armëve në Turqi, teksa do të intesifikojnë punën për ekstradimin e tyre si edhe ndryshimin e ligjit për të ashpërsuar qasjen e tyre ndaj tyre.

Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga presidenca turke ku tha se marrëveshja e arritur dje nënkupton, “Bashkëpunim të plotë me Turqinë në luftën kundër PKK-së dhe anëtarëve të saj”.

Turqia ka ngritur shqetësime serioze se Suedia ka strehuar, siç thotë ajo, militantë nga Partia e ndaluar e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila mori armët kundër shtetit turk në 1984. Megjithatë Stokholmi zyrtar e mohon akuzën.

Në këtë pikë, samiti që do të lindë NATO-n “e dy botëve”, mund të fillojë pa tensione të brendshme.

Sytë dhe mbi të gjitha armët drejt Rusisë. Por vigjilenca e alarmuar është edhe për shkak të zgjerimit shumëformësh të Kinës.

Së pari, do të bëhet një bilanc i luftës së Ukrainës, në një stafetë ideale me G7 që përfundoi në Gjermani.

Edhe këtu nisma mbetet mbi të gjitha në duart e Joe Biden. Këshilltari i Sigurisë Jake Sullivan, tha se “presidenti i SHBA do të bëjë një sërë njoftimesh”. Ai nuk shtoi asgjë përveç se Shtetet e Bashkuara do të vendosin edhe më shumë ushtarë dhe më shumë armatime të rënda në krahun lindor të Evropës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë