Bota

Turqia, në negociata me të gjithë, ngre murin 295 km për të parandaluar ardhjen e refugjatëve afganë

Turqia tha se i mirëpret “mesazhet pozitive” nga luftëtarët talibanë pas marrjes së kontrollit të Afganistanit.

“Ne mirëpresim mesazhet pozitive nga talibanët për të huajt, misionet diplomatike dhe popullsinë e tyre. Shpresoj se do të shohim të njëjtën qasje në veprimet e tyre”, tha ministri i jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.

Ai tha se Turqia është në bisedime me të gjitha palët në Afganistan, përfshirë talibanët dhe se do të vazhdojë konsultat me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tjerë mbi sigurinë e aeroportit të Kabulit dhe tranzicionin në Afganistan.

Turqia është tërhequr nga planet për të marrë nën kontroll sigurinë e aeroportit të Kabulit pas tërheqjes së forcave të huaja.

Ndërkohë AFP raporton se Turqia po merr masa për të penguar ardhjen e mijëra refugjatëve afganë përmes Iranit. Ajo ka filluar ndërtimin e një muri kufitar në kufi me Iranin. Muri do të jetë 295 kilometra i gjatë me tela, raporton AFP.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë