Turqia ka provokuar sërish sot Greqinë dhe NATO-n, duke paralajmëruar mbajtën e stërvitjeve detare pranë ujërave të Kretës.
Ajo njoftoi se do të riniste stërvitjet detare në Mesdheun lindor në 27-28 tetor, disa orë pasi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s njoftoi se Greqia dhe Turqia ranë dakord të premten për të anuluar stërvitjet ushtarake që ishin planifikuar në festat kombëtare të të dyja vendeve.
“Të dyja, Greqia dhe Turqia kanë vendosur të anulojnë stërvitjet ushtarake të cilat ishin planifikuar për javën e ardhshme,” u tha shefi i NATO-s Jens Stoltenberg gazetarëve pasi kryesoi një takim virtual të ministrave të mbrojtjes të NATO-s.
“Këto janë hapa në drejtimin e duhur, ato ndihmojnë për të zvogëluar rreziqet e incidenteve dhe aksidenteve,” shtoi ai, duke shprehur shpresën se masa do të kishte një efekt pozitiv në përpjekjet e ndërmjetësuara nga Gjermania për të lehtësuar tensionet midis dy aleatëve dhe rivalëve të NATO-s.
Qëndrimi agresiv i Turqisë në Mesdheun Lindor u dënua nga zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, Lior Hayat, i cili tha se po ndjek zhvillimet e fundit me shqetësim, duke vënë në dukje se disa veprime të njëanshme nga Turqia mund të çojnë në përshkallëzim dhe të rrezikojnë stabilitetin e brishtë në rajon.
Izraeli, theksoi ai, përsërit mbështetjen e tij të plotë dhe solidaritetin e fortë me Greqinë dhe kundërshton çdo përpjekje për të shkelur këto të drejta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje