Ne rrjet

Turqia zhytet në recension!

Turqia ka hyrë në recensionin e saj të parë në dekadë, në fund të vitit 2018, duke zhytur në pasiguri jo vetëm për qytetarët, por edhe për qeverinë e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Lajmi u bë i ditur nga Instituti turk i Statistikave, i cili njoftoi të hënën se ekonomia u tkurr me 2.4% në tremujorin e katërt të vitit 2018, në krahasim me tremujorin e mëparshëm. Ky lajm vjen pasi Turqia pasoi një rënie prej 1.6% në tremujorin paraardhës, duke e zhytur vendin në pasiguri të thellë ekonomike. Përplasja me SHBA-në shkaktoi një rënie të madhe të vlerës së lirës turke duke e bërë importin shumë më të shtrenjtë.

Lira ra me 30% kundrejt dollarit vitin e kaluar, dukë bërë që banka qendrore të rrisë normat e interesit dhe duke e bërë për pasojë huamarrjen më të shtrenjtë. Shitjet e makinave dhe të banesave pësuan ulje, ndërkohë që sipas BBC dhe u godit edhe prodhimi industrial.

Ky lajm vjen ndërkohë që Presidenti Erdogan, lufton për të mbajtur kontrollin e qyteteve kyçe të Turqisë, Ankaranë dhe Stambollin, në zgjedhjet lokale. Rritja e çmimeve dhe papunësia e lartë kanë qenë temat qendrorë të fushatës zgjedhore.

Ministri turk i Financës, Berat Albajrak, tha se më e keqja kishte mbaruar dhe se priste që ekonomia të rritet sërish deri në fund të këtij viti. Por analistët e “Capital Economics” presin që ekonomia t të performojë edhe më keq këtë vit, dukë thënë se GDP-ja e Turqisë pritet të bjerë me 2.5% këtë vit

Ekonomia ka qenë një nga faktorët vendimtar që e ka ndihmuar vazhdimisht Presidentin turk të centralizojë pushtetin. Ai erdhi në pushtet në vitin 2002 me premtimin se do të hapte tregjet, do të forcone ekonominë e Turqisë dhe do të “shpëtonte” lirën, e cila pësoi kolaps, me gjithë përpjekjen e bankave dhe të qeverisë për të mbajtur inflacionin në kontroll. Dhe në një mënyrë apo në tjetrën, Erdogan ia doli. Ekonomia e Turqisë po vuante nga inflacioni dhe papunësia e lartë, por gjatë viteve të ardhshme, Erdogan arriti të transformojë vendin në një treg në zhvillim duke nxitur tregtinë dhe investimet e huaja.

Stamboll

Për shumë vite Turqia të jepte përshtypjen se po përjetonte kohë të arta. Stambolli u kthye në qendrën e rajonit, restorantet dhe klubet mbinë si kërpudhat, pas shiut, ndërkohë që qindra turq u kthyen në vendin e tyre për të çelur biznese e për të vënë pasuri.

Por jeta në parajsë nuk zgjati shumë. Plani i Erdoganit për të pasur më shumë kontroll mbi normat e interesit trembi investitorët. Planet e tij për të kapur pushtetin e kthyen Turqinë në një vend autoritar e të rrezikshëm për të huajit. Arrestimet e njëpasnjëshme të qytetarëve gjermanë dhe holandezë, nën akuzat për terrorizëm bëri që investitorët të mendoheshin dy herë para se të shkonin në Turqi.

Ai ka fajësuar vazhdimisht “fuqitë e huaja” për rënien e lirës dhe rritjen e inflacionit, në përpjekje për të manipuluar ekonominë turke. Që kur Rexhep Tajip Erdogan u bë kryeministër, lira ka humbur 65% të vlerës së saj ndaj dollarit amerikan. Ndërkohë që ai fuqizohej dita-ditës, ekonomia turke u fut në një rreth vicioz: investitorët u lanë jashtë lojë, inflacioni vazhdoi të rritej dhe korporatat e kishin gjithnjë e më të vështirë të paguanin grumbujt e mëdha të borxhit në dollarë.

Një pjesë e turqve fajësojnë tanimë pasigurinë e shkaktuar nga politikat e presidentit, ndërkohë që të tjerë thonë se vetëm Erdogan dhe partia e tij mund të ruajë stabilitetin në vend.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë