Bota

TV greke “heshtin” për 24 orë, shkak një projektligj që shkurton vendet e punës

Televizionet greke, përfshirë këtu edhe agjencinë shtetërore të lajmeve kanë nisur prej pasdites së të martës “heshtjen” 24-orëshe në formë proteste ndaj një projektligji të Qeverisë, që ndryshon kontatat dhe marrëdhëniet punëdhënës-punëmarrës.

Protesta ka nisur në orën 18:00 të së martës dhe do të mbyllet në orën 18:00 të mërkurën. Gazetarët dhe punonjës të tjerë të mediave thonë se projektligji do të çojë në shkurtime të mëdha të vendeve të punës dhe kërkojnë anulimin e tij.

Projektligji shfuqizon ligjin ekzistues, sipas të cilit televizionet që gëzojnë licencë kombëtare duhet të kenë jo më pak se 400 gazetarë dhe punonjës me kontrata pune afatgjata. Në propozimin e Qeverisë numri ulet në 280 gazetarë dhe punonjës të tjerë me kontrata afatgjata dhe të plota dhe 120 të tjerë si punonjës me kohë të pjesshme.

Unionet e gazetarëve grekë thanë se projektligji godet fort sektorin e medias televizive, që në dekadën e fundit ka pësuar edhe të tjera goditje. Ata akuzojnë se me këtë projekt, Qeveria po u shërben pronarëve të medias.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë