Sport

“Twisties”, ja çfarë është problemi që bllokoi gjimnasten Simone Biles

Quhet Amanar, është një salto me dy rrotullime e gjysmë, është shumë e vështirë dhe e rrezikshme, por ka qenë gjithmonë një nga pikat më të forta të Simone Biles. Ajo nuk ia arriti qëllimit në provën si skuadër dhe vendosi të thotë “mjaft”.

Në mes të kësaj saltoje, Biles humbi krejtësisht orientimin, megjithatë ia doli të ulej në tokë pa pasoja. Por ai moment i ka kujtuar se sa i rrezikshëm është sporti që ajo bën dhe se sa e qetë dhe e kthjellët duhet të jetë për ta përballuar. Kur foli për probemet e saj pas tërheqjes, gjimnastja përmendi termin “twisties”, që është një bllokim mental, nga i cili humb orientimin në hapësirë gjatë ekzekutimit të ushtrimeve ajrore.

Simone Biles. Gazeta Si, 29 korrik 2021

Shumë e rrezikshme në gjimnastikë, ku sportistët duhet të bëjnë salto spektakolare. “Nuk ke absolutisht asnjë kontroll mbi trupin tënd dhe të asaj që bën në hapësirë. Duhen mjete specifike dhe kohë për ta kaluar”, – ka shpjeguar për “Guardian” gjimnastja amerikane, Aleah Finnegan.

Gjimnastika është një sport spektakolar dhe i vështirë jo vetëm për fizikun. Për ta ushtruar duhet të jesh në një gjendje shpirtërore shumë të mirë. Nuk është puna se të mbaron bateria, apo humbet një penallti, mund të kesh pasoja vërtet të rënda.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë