Politike

“Twitter” kufizon përkohësisht llogarinë e Bashës, mesazhi paralajmërues që jep

Rrjeti social “Twitter” ka kufizuar për disa orë llogarinë personale të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Për pak kohë,  llogaria e Bashës është kufizuar, duke bërë që ndjekësit apo kushdo tjetër të mos  shohë postimet e tij

Për disa orë, kushdo që futej në llogarinë e “Twitterit” të kryetarit të opozitës, ndeshej me mesazhin paralajmërues “Kujdes: Kjo llogari është e kufizuar përkohësisht. Po e shihni këtë paralajërim, sepse ka pasur disa aktivitete të pazakonta nga kjo llogari. Dëshiron akoma ta shikosh?”

Kufizimi i llogarisë së Bashës ka zgjatur përkohësisht, ashtu siç thuhet dhe në paralajmërimin e vetë “Twitterit”, dhe më pas i është rikthyer normalitetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë