Rend dhe Ligj

U gjetën fidanë kanabis në Fier, procedohet kryeplaku i fshatit dhe inxhinieri

Policia e Fierit ka vijuar me kontrollet për kultivim të bimëve narkotike dhe ka arrestuar në flagrancë 1 shtetas, ka proceduar penalisht kryeplakun e fshatit dhe inxhinierin e Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Fier.

Policia thotë se nga kontrollet e ushtruara në fshatin Grykë, në tokën në administrim të Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Fier, u gjetën dhe u sekuestruan fidanë të dyshuar narkotikë canabis sativa.

Si autor i dyshuar i mbjelljes së fidanëve është vënë në pranga shtetasi me inicialet J. G., 35 vjeç, banues në Dërmënas.

Gjithashtu është proceduar penalisht për moskallëzim krimi, kryeplaku i fshati Grykë, shtetasi T. Ç., 58 vjeç, si edhe është proceduar për shpërdorim detyre inxhinieri i Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Fier, shtetasi E. K., 37 vjeç, banues në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Moskallëzim krimi” dhe “Shpërdorim detyre”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë