Rend dhe Ligj

U kap me armë dhe qarkullonte pa patentë, arrestohet 17-vjeçari

Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap me armë zjarri pa leje në banesë dhe qarkullonte me mjet pa leje drejtimi.
Policia thotë se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Xh. S., banues në lagjen “28 Nëntori” të Urës Vajgurore.

Policia ka ushtruar kontroll në banesën e tij, ku kanë gjetur një armë zjarri automatik, e cila u bllokua në cilësinë e provës materiale.

Pas kontrollit të ushtruar në banesë, policia e ka konstatuar këtë shtetas duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, në aksin rrugor Urë Vajgurore-Berat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë