Ka ndodhur

U kap me drogë në makinë, lirohet djali i Azem Hajdarit

Gjykata e Elbasanit ka liruar Azem Hajdarin, djalin e heroit të demokracisë Azem Hajdari dhe gjyqtares së Apelit Tiranë, Fatmira Hajdari, i cili u kap me 8.8 gramë kanabis në makinë pak ditë më parë.

Gjykata vendosi ndaj tij dhe shokut që e shoqëronte, Ergi Gjumsi, masën e sigurisë “detyrim paraqitje” edhe pse prokurori Ritvan Suka kishte kërkuar caktimin e masës së “arrestit në burg” me afat 1 mujor për ta.

Arrestimi i tyre u bë me 23 korrik. Sipas dosjes hetimore, rreth orës 19:50, punonjësit e policisë së Elbasanit kanë kontrolluar automjetin tip ”Audi” me targe AA 330 YZ, me sens lëvizje nga Bradasheshi në drejtim të Elbasanit.

Në makinë udhëtonin 3 persona, drejtuesi i automjetit ishte Ergi Gjumsi, pasagjer në vendin e parë, Azem Hajdari dhe një vajzë, e fejuara e këtij të fundit, e ulur në sediljen e pasme.

Gjatë kontrollit fizik të Azem Hajdarit, në xhepin e majtë të tutave sportive, është gjetur një cigare të dredhur, me filtër, e mbushur me lëndë e dyshuar si ajo e kannabis sattiva.

Ndërkohë, gjatë kontrollit fizik të automjetit me targa AA 330 YZ në sediljen e pasme është gjetur një çantë, ngjyrë kafe me kuadrate, marsup meshini, me rrip ngjyrë kafe.

Brenda saj janë gjetur 5 paketime të mbështjella me letër alumini ngjyre varaku, ku brenda tyre kishte material bimor, e cila për nga aroma dhe karakteristikat ngjason me atë të lëndës narkotike bimore të llojit kanabis, me një sasi që shkonte 8.8 gramë


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë