Rend dhe Ligj

U kap me heroinë në makinë, arrestohet 41-vjeçari nga Mati

Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla në Mat, ndërsa në pranga ka përfunduar një 41-vjeçar.

Policia thotë se gjatë kontrollit në fshatin Perlat u bllokua mjeti me drejtues shtetasin A. N.

Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike heroinë dhe një sasi lekësh, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Në pranga ka përfunduar shtetasi A. N, 41 vjeç, banues në Mat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” si dhe është bërë sekuestrimi i automjetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë , për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë