Rend dhe Ligj

U konfirmua nga KPK, Komisioneri Publik ankimon vendimin për gjyqtaren e Apelit të Gjirokastrës

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e KPK për Miranda Andonin, gjyqtaren e Apelit të Gjirokastrës e cila u konfirmua në detyrë.

Sipas Komisionerit Publik duhet një riçelje e hetimit gjyqësor për të tria kriteret e rivlerësimit. pasi hetimi i KPK nuk ka qenë i plotë dhe shterues.

Për më tepër sipas Komisionerit Publik objekti i hetimit shfaq mangësi prandaj KPA do të marrë në dorë tashmë Miranda Andonin.

“Duke çmuar se ky vendim objekt ankimi shfaq mangësi në hetimin administrativ, konstaton se indiciet e dala nga aktet e administruara janë shkaqe të mjaftueshme ligjore për t’u paraqitur për shqyrtim, juridiksionit kontrollues dhe rivlerësues të Kolegjit.

Në këto kushte, Komisioneri Publik e vlerëson të nevojshme t’i kërkojë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që të riçelë hetimin gjyqësor për të tria kriteret e rivlerësimit, pasi rezulton se hetimi i Komisionit nuk ka qenë shterues në drejtim të indicieve të rezultuara nga institucionet”, thuhet ndër të tjera në njoftim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë