Politike

U miratua në Kuvend, të hënën mblidhet Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi

Nga Gazeta ‘Si’-Një ditë pas miratimit në Kuvend të ngritjes së Komisionit Hetimor për Sterilizimin dhe Check-Up, kryetarja e këtij Komisioni, Albana Vokshi ka njoftuar edhe mbledhjen e parë.

Me anë të një njoftimi, Vokshi bën të ditur se mbledhja e parë do të zhvillohet të hënën më 25 mars në orën 11:00.

“Pas miratimit në Seancën Plenare të Kuvendit, datë 21.03.2021, bazuar në ligjin ‘Për Organizimi dhe Funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit’, mbledhja e parë e ‘Komisionit Hetimor të Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi” do të zhvillohet ditën e hënë, datë 25 mars 2024, ora 11.00 në Kryesinë e Kuvendit’, thuhet ne njoftimin e Albana Vokshit.

Kujtojmë që Komisioni Hetimor për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi mori 95 vota pro, një abstenim dhe asnjë kundër.

Ngritja e dy komisioneve hetimore, Sterlizimi dhe trajtimi i të Dhënave të Sistemit TIMS ishin pjesë e marrëveshjes mes PS dhe Rithemelimit që riktheu normalitetin në Kuvend.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë