Politike

U miratua me 110 vota në Kuvend, Presidenti Bajram Begaj dekreton amnistinë penale

Gazeta Si – Presidenti Bajram Begaj ka firmosur dekretimin e amnistisë penale, pasi Kuvendi i dha dritën jeshile javën e kaluar.

Amnistia penale u miratua në Parlament me 110 vota pro javën e kaluar. Nga ky ligj përfitojnë 1100 të dënuar dhe të paraburgosur, ku krahas 700 të dënuarve, 400 të tjerët do të përfitojnë ulje dënimi nga 1.5 deri në 2 vite burgim.

Të përjashtuar kategorikisht të dënuarit nga Gjykata e Posaçme për korrupsion, apo për përfshirje në organizata kriminale.

Një numër i madh i përfituesve nga amnistia janë protestues të opozitës, një kusht tjetër ky i vendosur nga demokratët për ta votuar këtë projektligj.

Projektligji i amnistisë penale u bë mollë sherri në Kuvend mes Partisë Demokratike zyrtare, Rithemelimit dhe qeverisë. Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha e quajtën draftin e dakordësuar mes Rithemelimit dhe PS-së si pazar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë