Ka ndodhur

U ndaluan për kontroll, policia u gjen të rinjve qesen me kanabis në Shkodër

Gazeta Si – Dy të rinj. B.V., 22 vjeç dhe B.D., 20 vjeç., janë arrestuar në Shkodër gjatë një aksioni të policisë të koduar “Dërgesa”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë ndaluar për kontroll, në lagjen “Qemal Stafa”, këta 2 shtetas, të cilëve iu kanë gjetur sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis. 

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit B. V., shërbimet e Policisë gjetën një tjetër sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.   

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin doza të lëndës narkotike kanabis, në qytetin e Shkodrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë