Rend dhe Ligj

U premtonte dërgimin në vendet e BE-së, kapet 37-vjeçari nga Tirana

Policia ka vënë në pranga një 37-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim, pasi transportoi 12 emigrantë të paligjshëm, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, si edhe bëri kallëzim të rremë pranë organeve të rendit.

Në pranga është vënë shtetasi V. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Ai transportonte kundrejt fitimit emigrantë të paligjshëm dhe më 23 gusht policia e ka lokalizuar këtë të fundit në fshatin Cangonj, Devoll, duke drejtuar mjetin tip “Ford” dhe janë vënë në ndjekje të tij ku i kanë bërë me shenjë të ndalonte, por 37-vjeçari nuk iu bind urdhrit të tyre, braktisi mjetin dhe u largua me shpejtësi.

Gjatë kontrollit në brendësi të mjetit, u gjetën 12 emigrantë të paligjshëm, të cilëve 37-vjeçari, kundrejt fitimit prej 100 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Policia thotë se më pas, 37-vjeçari është paraqitur në Komisariatin e Policisë nr.3, Tiranë, duke bërë kallëzim të rremë pranë organeve të rendit, se i kishin vjedhur mjetin tip “Ford”, që ky shtetas kishte marrë me qira.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë