Partia Socialiste do të mbledhë kongresin e saj më datë 9 Prill. Kongresi ishte parashikuar të mbahej në muajin shkurt, por u shty për shkak të zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 Marsit.
Mbajtja e Kongresit të PS-së vjen në një kohë kur nga kampi tjetër nuk ka asnjë dakordësi për tu afruar palët brenda saj.
Lulzim Basha përmes Enkelejd Alibeajt i komanduar në krye të PD-së ka parashikuar një kohë të gjatë riorganizimi në parti deri në zgjedhjet e 2023-it ndërsa nga ana e Berishës procesi duhet të mbyllet sa më shpejt, brenda Prillit për të kaluar në veprime konkrete politike gjatë muajit maj.
Kongresi i PS-së në anën tjetër nuk pritet të marrë ndonjë vendim të rëndësishëm. Kongresi i fundit i PS-së u mbajt në qershor të vitit të kaluar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje