Futboll

U tall me Ramosin, dënim historik i UEFA-s për mbrojtësin e Kroacisë

Ky është futbolli i epokës së rrjeteve sociale. Nga një anë Facebook, Twitter, Instagram e rrjete të tjera janë komoditet për klubet, por nga ana tjetër mund të jenë edhe një kërcënim. Në rastet më ekstreme, edhe një bumerang. I tillë është rasti i Dejan Lovren, mbrojtësit të Liverpulit dhe kombëtares së Kroacisë. Ai është skualifikuar me një ndeshje nga UEFA, pasi ka thyer rregullat bazë të sjelljes sportive, kështu që do të mungojë në ndeshjen e parë kualifikuese të “Euro 2020” ndaj Azerbajxhanit.

Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme, por le të kthehemi në kohë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur me mbrojtësin kroat. Më 15 nëntor, kur Kroacia mundi 3-2 Spanjë në “Nations League”, Lovren zgjodhi të festonte “live” në Instagram. “I dhashë një bërryl të mirë, – shprehej ai, duke iu referuar Serxhio Ramosit. – Fol tani mik! Jeni si një tufë vajzash!” Më pas një foto, ku Lovren është në dyluftim me kapitenin e Real Madridit. Sjellja e gabuar e kroatit nuk është anashkaluar nga UEFA, që dy muaj më pas kam vendosur ta dënojë këtë futbollist, duke krijuar një precedent historik. Tashmë lojtarët dhe trajnerët janë të paralajmëruar: respekt për kundërshtarin jo vetëm në fushë dhe konferenca shtypi, por edhe në rrjetet sociale.

Kur Dejan Lovren tallej në Instagram me Serxhio Ramosin

Episodi që solli dënimin e Lovren është vetëm maja e ajsbergut të raportit të ndezur mes tij dhe Ramosit, si me fanellën e kombëtareve, ashtu edhe me atë të klubeve respektive. Gjithçka ka nisur në finalen e Championsit, kur Reali mundi anglezët në Kiev. Një faull i kapitenit Ramos detyroi Mohamed Salah, yllin e Liverpulit, të linte fushën që në pjesën e parë, për shkak të dëmtimit në shpatull. Atëherë, në konferencë shtypi pas ndeshjes Lovren tha: “Serxhio Ramos është me fat. Bën faulle më shumë se unë, por luan te Real Madrid. Varan është më i fortë se ai”. Ramos iu përgjigj: “Ka njerëz që flasim vetëm për frustrim”. Epilogu ishte në “Nation League” dhe për fat Lovren do ta shlyejë dënimin me kombëtaren, në ndeshjen kundër Azerbajxhanit, dhe jo në Champions kundër Bajernit. Klop mund të marrë frymë lirisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë