Një grup deputetësh opozitare janë tërhequr nga nisma e Myslim Murrizit dhe kanë zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, po për zgjedhjet. Nga nisma e Murrizit, ata kundërshtojnë pragun 5% për partitë e vogla për hyrjen në parlament dhe mbi të gjitha ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.
Në takim ishin të pranishëm deputetët Krenar Rryçi, Kujtim Gjuzi, Selami Jenishehri, Vasil Steriovski dhe Zef Shtjefni.
Deputetët i paraqitën Ruçit kërkesat e tyre për përfshirjen në reformën zgjedhore të sistemit proporcional kombëtar, listave të hapura, heqjen e pragut elektoral, votimin e emigrantëve, identifikimin biometrik të votuesve, ndalimin e financimit të partive në fushatat zgjedhore nga buxheti i shtetit etj.
Sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit, Gramoz Ruçi, i garantoi deputetët opozitarë se propozimet për nismat ligjore duhet t’i formulojnë e t’i paraqesin në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, në komisionet e Kuvendit dhe në seancë plenare.
“Procedurat parlamentare që do të ndiqen nuk do të cenojnë aspak, por do të respektojnë plotësisht të drejtën e secilit deputet për të propozuar, diskutuar, shqyrtuar, votuar ose kundërshtuar nismat ligjore që paraqiten në Kuvend”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje