Në Itali u zhvillua sot ceremonia e betimit të Giorgia Melonit si kryeministre e vendit. Ajo është gruaja e parë që zgjidhet në këtë detyrë. Po kështu qeveria e zonjës Meloni është e para që udhëhiqet nga e djathta ekstreme në vend, që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.
Zonja Meloni dhe 24 anëtarët e kabinetit të saj qeverisës, u betuan të shtunën përpara presidentit italian në pallatin presidencial. Partia Vëllezërit e Italisë që ajo bashkëthemeloi 10 vjet më parë ka rrënjë neofashiste. Ajo rezultoi forca politike më e votuar në zgjedhjet e përgjithshme që u mbajtën muajin e kaluar.
Mes aleatëve në qeverisje janë partia Liga, një forcë politike e krahut të djathtë që udhëhiqet nga Matteo Salvini si dhe partia konservatore ‘Forza Italia’ kryesuar nga ish-kryeministri Silvio Berlusconi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje