Lajme

Udhëtimet nga Italia, të premten greva sjell anulime fluturimesh

Autoriteti i Aviacionit Civil njofton pasagjerët që do të udhëtojnë ditën e premte, 11 janar, nga Italia drejt Shqipërisë dhe anasjelltas, se unionet e kontrollorëve të trafikut ajror në Itali do të mbajnë një grevë 4-orëshe, nga ora 13:00 deri në 17:00.

Si pasojë e kësaj greve pritet të ketë vonesa dhe anulime fluturimesh në disa aeroporte të Italisë.

Gjithashtu, Autoriteti i Aviacionit Civil u bën apel pasagjerëve që kanë rezervuar për të udhëtuar ditën e premte, që të kontaktojnë me agjencitë ku kanë marrë biletën dhe kompaninë ajrore për t’u njohur me statusin e fluturimit në mënyrë që të evitojnë pritjet e gjata.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë