Futboll

UEFA cakton datat e reja për Ligën e Kombeve, Kosova luan në qershor

Edhe pse do të zhvillohet në verën e 2021-shit, do të quhet sërish “Euro 2020” dhe Kosova ka një shans për të marrë pjesë në kompeticionin europian. Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Bernard Shalande ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, ku do të ndeshet me Maqedoninë e Veriut në transfertë.

Ndeshja në fjalë duhej të luhej më 26 mars, por me pezullimin e të gjitha aktiviteteve, u shtunë edhe datat e “play-off”-it të Ligës së Kombeve. UEFA ka zyrtarizuar tashmë datat e reja dhe Kosova do të ndeshet me Maqedoninë e Veriut më 4 qershor, në stadiumin “Teodor Proeski”, me besimin se deri në këtë datë do të jetë fituar lufta me Koronavirusin dhe se situata do të jetë normalizuar. Në stadiumin e Shkupit pritet të jenë të pranishëm edhe shumë tifozë kosovarë, duke pasur parasysh edhe afërsinë gjeografike.

Kombëtarja e Kosovës para një ndeshjeje. Gazeta Si, 20 mars 2020

Kosova bëri një paraqitje shumë të mirë në edicionin e parë të Ligës së Kombeve. Ëndrra është për të shkuar në Europian, por rruga është mjaft e vështirë për “Dardanët”. Nëse kalon me sukses Maqedoninë e Veriut, Kosova do të luajë një ndeshje finale me fituesin e çiftit Gjeorgji-Bjellorusi. Kombëtarja kosovare ka kualitet në gjirin e saj dhe mund të përballojë kundërshtarët e përmendur më sipër.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë