“Në radhë të parë, rëndësi ka shëndeti i tifozëve, futbollistëve dhe drejtuesve. Jam optimist nga natyra, besoj se janë opsionet që na lejojnë të rifillojmë kampionatet dhe kupat dhe t’i çojmë ato në fund. Mund të rinisim pa spektatorë, por e rëndësishme është që ndeshjet të luhen. Në këto momente kaq të vështira duhet t’u japim një kënaqësi njerëzve në një farë mënyre, edhe pse do t’i shohin ndeshjet në televizor”, – ka thënë presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, gjatë një interviste për “Corriere della Sera”.
Kreu i qeverisë së futbollit europian gjithsesi bën thirrje për respektimin e të gjitha rregullave që kanë marrë autoritetet përkatëse. “Është shpejt të themi se nuk mund t’i mbyllim kampionatet në fushë për të kompletuar sezonin. Impakti do të ishte i tmerrshëm për klubet dhe ligat. Mund t’i përfundojmë në kohë sezonet, por duhet të respektojmë vendimet e autoriteteve dhe të presim lejen për t’u kthyer për të luajtur”, – ka shtuar Ceferin.
Pjesa më e madhe e kampionateve shpresojnë t’i mbyllin kampionatet. Në Gjermani disa skuadra kanë nisur stërvitjen dhe kampionati mund të rinisë në maj. Po ashtu edhe në kampionate të tjera të rëndësishme objektivi është që në fund të majit ose fillim të qershorit të fillojnë të luajnë ndeshjet pa tifozë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje