Pas fazës së hetimeve, UEFA ka komunikuar se ka hapur një procedim disiplinor kundër Juventusit, Barcelonës dhe Real Madridit për projektin e Super Ligës, për thyerje të protokollit ligjor.
Inspektorëve të UEFA-s u janë dashur dy javë kohë për të zbërthyer situatën dhe për të arritur në konkluzionin se tre klubet e mëdha europiane kanë vepruar përtej kufijve që parashikon rregullorja e kompeticionit.

Projekti i Super Ligës lindi në mes të muajit prill dhe u sfumua brenda pak ditësh, pasi presioni popullor dhe kërcënimet për sanksione bënë që 6 skuadrat angleze, plus Interi, Milani dhe Atletiko Madrid, të tërhiqeshin. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, e kishte kërcënuar Real Madridin, Barcelonën dhe Juventusin për një përjashtim të mundshëm nga kompeticionet europiane për një ose dy sezone, nëse nuk heqin dorë nga qëllimi i tyre për të krijuar një kompeticion paralel.
Dhe në horizont po shfaqet beteja ligjore mes palëve. Vendimet e procedimit disiplinor nga UEFA mund të apelohen më pas në KAS-in e Losanës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje